“Stërvitem e mendoj vetëm titullin”, boksieri Kallashi gati për duelin e së premtes

26 Nëntor 2024 | 11:14

Mbi 16 vite karrierë në boks, i lindur në qytetin e Fierit dhe dylufton në Gjermani, Aleksandër Kallashi rikthehet në Shqipëri për të fituar trofe. Me premtimin se dita e çlirimit do të shoqërohet me titull, 30-vjeçari vijon përgatitjet për duelin ndaj Edis Biberovic. Me 7 fitore radhazi dhe 10 në total, boksieri kuqezi ka treguar një potencial të madh, ndërsa synon që edhe këtë përballje ta mbyllë me grushtin lart.

I kontaktuar nga gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, 30-vjeçari foli pak, duke pohuar se përqëndrimi është vetëm te dueli i 29 nëntorit, ndërsa premton se do të fitojë titullin.

Ai njihet për fitoret me KO, ku në 10 prej triumfeve të mëparshme 8 prej tyre janë arritur me Knock Out, madje e fundit që në raundin e dytë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kundërshtarti i tij boshnjak që po ashtu numëron 10 duele të fituara, 8 barazime dhe 2 humbje.

Më 29 nëntor në Durrës zhvillohet “Titans Night” eventi i përvitshëm i ku boksierë e kickboxer-ë të ndryshëm luftojnë për fitimin e trofeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026