Derbi do të luhet me tifozë, Komisioni i Disiplinës ndryshon vendimin për Tiranën
Një derbi pa tifozë nuk mund të konsiderohet i tillë, e në prag të Tirana-Partizani vijnë lajme të mira, të dy skuadrat do të kenë mbështetësit e tyre në stadiumin Air Albania.
Bardheblutë u dënuan pak javë më parë për shkak të sjelljes së tifozëve, ku u mor vendimi drastik që deri në fund të sezonit t’i zhvillonin ndeshjet pa praninë e tyre. Pas apelimit të bërë nga drejtuesit bardheblu, me një përfaqësi të tyre e cila listoi arsyet se përse vendimi nuk qëndron, u vendos që të dënohet vetëm 8 ndeshje, ku 3 prej tyre tashmë janë luajtur.
Ndërkohë gjoba prej 300 mijë lekësh do të qëndrojë në fuqi, shumë e cila do të merret nga arkat e klubit. Në njoftimin e bërë publik në faqen e Tiranës u shtua më tej se derbi ndaj Partizanit do të luhet me praninë e tifozëve, duke bërë që bukuria e përballjes klasike të vendit të mos zbehet.
Tirana po kalon një periudhë jo shumë të mirë në kampionat, ku për arsye të ndryshme, problemet pasqyrohen dhe në fushë, aty ku skuadra në 14 javë ka vetëm 15 pikë. Me ardhjen e trajnerit Gugash Magani ekipi regjistron një fitore dhe 1 barazim.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)