Nisin shoqërimet në polici pas protestës së opozitës ku u bllokuan disa akse rrugore
Policia e Tiranës ka nisur shoqërimet në komisariat për protestuesit e opozitës që bllokuan për rreth 3 orë disa akse rrugore në unazën e vogël të Tiranës, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.
Deri më tani raportohen mbi 30 persona të shoqëruar.
Protesta kombëtare e PD dhe opozitës, e cila nisi rreth orës 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00, është shoqëruar me përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.
Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për rreth 3 orë në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.
Gjatë protestës, në disa zona të bllokuara nga protestuesit e PD, si në zonën e sheshit Uillson dhe te bashkia e Tiranës, policia ka përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës me qëllim hapjen e këtyre akseve për automjetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha