Një nga ‘terroristët’ më të kërkuar të FBI kapet pas më shumë se 20 vitesh në arrati

27 Nëntor 2024 | 08:52

Një i arratisur i kërkuar për më shumë se dy dekada nga FBI është kapur në Uellsin e Veriut, thanë autoritetet. Daniel Andreas San Diego, 46 ​​vjeç, ishte një nga “terroristët më të kërkuar” të FBI-së për dy sulme me bomba në zonën e San Franciskos në 2003.

Ai tani përballet me ekstradimin në SHBA pasi u arrestua në një pronë në një zonë të largët rurale pranë pyjeve në veri të Uellsit nga Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë (NCA).

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) Christopher Wray tha: “Arrestimi i Daniel San Diego-s pas më shumë se 20 vjetësh si i arratisur për dy sulme me bomba në zonën e San Franciskos tregon se pavarësisht sa kohë duhet, FBI do t’ju gjejë dhe të kërkoj llogari”.

FBI e quajti më parë të dyshuarin – i cili ka lindur në Berkeley, Kaliforni – një “ekstremist për të drejtat e kafshëve” – ​​i cili kërkohej për bombardimin e dyshuar të dy ndërtesave të zyrave në zonën e San Franciskos në 2003.

Ai u bë terroristi i parë i dyshuar vendas që u shtua në listën e terroristëve më të kërkuar të agjencisë amerikane, dhe një shpërblim prej 250,000 dollarësh (199,000 £) ishte vënë në dizpozicion për këdo që jepte informacione që do të çonin në arrestimin e tij.

Sipas agjencisë, në gusht të atij viti, dy bomba shpërthyen me një distancë prej rreth një ore në kampusin e një korporate bioteknologjike në Emeryville, Kaliforni. Më pas, në shtator të të njëjtit vit, një bombë e lidhur me gozhdë shpërtheu në një korporatë të produkteve ushqimore në Pleasanton, gjithashtu Kaliforni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në kuadër të samitit të ASEAN-it në Manila të...
07:40 | 23/07/2026

Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran

Britania ka njoftuar se ka tërhequr “përkohësisht” stafin e saj diplomatik të mbetur në Iran, ndërsa forcat amerikane bombarduan Republikën Islamike për natën e 12-të...
07:36 | 23/07/2026

Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha të mërkurën vonë se përfundoi një raund tjetër sulmesh kundër objektivave ushtarake iraniane, duke shënuar natën e 12-të radhazi...
07:30 | 23/07/2026