Në kërkim për trafik droge dhe armëmbajtje, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

27 Nëntor 2024 | 12:47

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar nga policia e Durrësit. Ai ishte nën hetim nga gjykata e Durrësit, e cila kishte lëshuar një urdhër ndalimi për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në një operacion të realizuar në korrik 2024, gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë që ai e mbante pa leje.

Operacioni u realizua nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, bazuar në informacionet e inteligjencës policore.

Pas kapjes së tij, materialet procedurale iu dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026