PD fushatë në Pogradec, Basha: 8 vitet e dështimit do marrin fund

21 Prill 2021 | 08:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ndali turin e tij dje në Pogradec.

Ai u prit nga përkrahës dhe simpatizantë të PD-së, me duartrokitje.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se për 8 vite, qyteti liqenor vuan braktisjen nga të rinjtë dhe korrupsionin.

“Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi”, u shpreh Basha.

Kreu i Demokratëve ftoi pogradecarët që të votojnë numrin 9, duke shtuar se dita e ndryshimit dhe fitores po afron.

“Dita e ndryshimit po afron. Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9”, tha më tej kryedemokrati.

Për Bashën, misioni i Edi Ramës ka përfunduar, dhe sipas tij, ndryshimi që kërkon populli shqiptar do të bëhet realitet në drejtimin e Partisë Demokratike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026