Festimi i veçantë për Ditën e Flamurit, momenti kur veteranët e UÇK kalojnë kufirin

28 Nëntor 2024 | 15:20

Morina ka qenë skena e një prej festimeve më unike për 28 Nëntorin, ku dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndezur atmosferën festive. Me këngën legjendare kushtuar heroit Adem Jashari, ata kanë kaluar kufirin që qëndron i hapur për festa, pa kontrolle kufitare.

Zërat e fuqishëm të veteranëve kanë emocionuar qytetarët e shumtë që ndodheshin në kufirin mes Kosvës dhe Shqipërisë.

28 Nëntori i këtij viti shënon 112 vjet që nga shpallja e Pavarësisë në Vlorë, dhe më shumë se një shekull më pas, kjo ditë vazhdon të mbledhë bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat.

Në këtë frymë uniteti, nga Kosova drejt Shqipërisë janë nisur me mijëra qytetarë. Shumë prej tyre kanë kaluar kufirin për t’iu bashkuar festimeve në qytete të ndryshme shqiptare.

Për qytetarët nga Kosova, 28 Nëntori mbart një ndjesi të veçantë, si një ditë që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen. Ajo përkon jo vetëm me Ditën e Pavarësisë por është dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe është dita e daljes së parë publike të UÇK-së.

“Kjo është dita jonë, e flamurit dhe e kombit,” shprehen të emocionuar disa prej tyre, teksa vijojnë rrugën drejt qyteteve si Tirana, Vlora apo Shkodra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026