Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

28 Nëntor 2024 | 22:09

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një anije që po bartte emigrantë preku disa shkëmbinj nënujor afër ishullit Samos të Greqisë, duke shkaktuar fundosjen e anijes, thanë zyrtarët më 28 nëntor.

Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan, por është e paqartë sesa njerëz ishin në bordin e anijes.

Rojet bregdetare greke kanë nisur operacione të kërkim-shpëtimit, ku janë përfshirë anijet patrulluese, anijet shpëtuese dhe po ashtu ka ekipe në tokë që po kërkojnë të gjejnë ndonjë emigrantë të mundshëm që i ka shpëtuar fundosjes së anijes.

Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës brenda kësaj jave që përfshin fundosjen e anijeve të emigrantëve në Samos.

Të hënën, më 25 nëntor, tetë emigrantë – gjashtë fëmijë dhe dy gra – vdiqën pasi një anije u fundos pranë brigjeve të Samosit.

Ishulli Samos dhe ishujt e tjerë grekë në lindje të Detit Egje janë pika të rëndësishme të transitit për emigrantët që kalojnë nga Turqia për në Bashkimin Evropian. Arritjet e emigrantëve muajve të fundit, sipas autoriteteve greke, lidhen me luftërat në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026