Gripi dhe virozat e stinës/ Mbi 11 mijë pacientë kërkuan ndihmë në spitale në 1 javë
Rreth 11 mijë persona në të gjithë vendin, kanë kërkuar ndihmën e mjekut të famijes në poliklinika si pasojë e prekjes nga gripi dhe viroza e stinës.
Për ekspertët e ISHP, aktualisht qarkullimi i infeksioneve respiratore është me intensistet të ulët.
Sipas raportit zyrtar, Bashkitë e Gjirokastrës, Durrësit, Hasit dhe Tiranës kanë numrin më të lartë të infeksioneve.
Konkretisht në Gjirokastër të dhënat tregojnë për afro 80 raste për 10 mijë banorë, në Durrës 70 raste për 10 mijë banorë, në Has dhe Tiranë 60 dhe 55 raste për 10 mijë banorë.
Grupmosha më e prekur vijon të jetë ajo pediatrike, 0-5 vjeç duke u shoqëruar me temperaturë të larta deri në 40 gradë si dhe kollë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, infeksionet respiratore janë afro 10 % më shumë. Sipas bluzave të bardha, ky agresivitet i virozave dhe gripit lidhet me lëvizjen e lartë të njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta