Presidenti Bashar al Assad zotohet: Do ti mposhtim “terroristët” në Siri
Presidenti i Sirisë ka thënë se vendi i tij “do të mbrojë stabilitetin dhe integritetin e tij territorial” pasi rebelët thuhet se morën nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit të dytë më të madh të vendit, Aleppo.
Në komentet e tij të para publike që nga fillimi i ofensivës, Bashar al Assad tha se regjimi do të mundte “terroristët dhe mbështetësit e tyre”.
Në komentet e lëshuara nga agjencia shtetërore e lajmeve, ai shtoi se Siria është në gjendje t’i mposht ata pavarësisht se sa intensifikohen sulmet e tyre.
Të shtunën mijëra kryengritës pushtuan pjesën më të madhe të Aleppos, duke kontrolluar aeroportin e tij përpara se të zgjeronin ofensivën e tyre tronditëse në një provincë aty pranë.
Ata u përballën me pak ose aspak rezistencë nga trupat qeveritare, sipas luftëtarëve dhe aktivistëve.
Mijëra luftëtarë pushtuan gjithashtu qytete dhe fshatra në Hama veriore, një provincë ku ata kishin një prani përpara se të dëboheshin nga trupat qeveritare në vitin 2016.
Ofensiva e shpejtë dhe e befasishme është një turp i madh për Assadin dhe ngre pikëpyetje rreth gatishmërisë së forcave të tij të armatosura.
Kryengritësit, të udhëhequr nga grupi xhihadist salafi, Hayat Tahrir al Sham, dhe duke përfshirë luftëtarët e mbështetur nga Turqia, filluan ofensivën e tyre shokuese të mërkurën.
Ata fillimisht organizuan një sulm të dyfishtë në Aleppo dhe në fshatin Idlib, duke hyrë në Aleppo dy ditë më vonë.
Deri të shtunën në mbrëmje, ata kishin pushtuar të paktën katër qytete në provincën qendrore Hama dhe pretenduan se kishin hyrë në kryeqytetin e provincës.
Të paktën 327 persona, përfshirë 44 civilë, janë vrarë që nga fillimi i operacionit të mërkurën, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Mijëra njerëz gjithashtu thuhet se janë zhvendosur pas përshkallëzimit të dhunës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!