Shqiptarja që vrau të dashurin, çfarë u gjet në apartamentin luksoz në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku gruaja ka vrarë burrin me armë dhe më pas veten në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, mbrëmjen e 27 nëntorit, ku Pajtim Krasniqi 34-vjeç nga Peja e Kosovës është vrarë me armë nga gruaja e tij Sabrina Krasniqi, 27-vjeç.
Sipas mediave amerikane, trupat e pajetë të çiftit u gjetën në zona të ndryshme të apartamentit në katin e 45-të.
“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, tha policia.
Banorët e zonës ishin ata të cilët raportuan se dhe para ngjarjes, ata kishin dëgjuar të bërtitura.
“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Më pas dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë. Ishte një skenë e mbushur me njerëz”, tha Max Braendlin, i cili jeton në atë lagje.
Pas ngjarjes një reagim ka ardhur edhe nga motra e viktimës Pajtim Krasniqi, Albana e cila thotë se Sabrina Krasniqi zgjodhi t’i marrë jetën Pajtimit, duke e qëlluar me disa plumba.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj”, shkruan ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet