Alpet nga ajri, ndërthurja harmonike e bukurive natyrore të fotografuara nga lart
Reliev i kontrasteve të forta, i përshkuara nga lugina me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që intrigojnë eksplorimin e natyrës, me një bimësi të pasur. Tërë ndërthurja harmonike e Alpeve Shqiptare që lë pa frymë këdo që i sheh për herë të parë, shumëfishohet kur këto impresione i merr nga ajri.
“Është një nga pjesët më të rëndësishme të Shqipërisë dhe padyshim që do vëmendjen e veçantë. Kështu që nuk mund ta linim pas dore vetëm më një fotografim rutinë. Ndaj në librin që kemi nxjerr kemi pasqyruar çdo cep të alpeve lindore. Zona e Valbonës, Vermoshin pjesa e Thethit, pra të gjithë Alpet dhe Bjeshkët e Nemuna janë të pasqyruara këtu”, u shpreh fotografi Alket Islami.
Ky simbol i patjetërsueshëm i bukurisë autentike shqiptare me maja të mprehta dhe me shpate të thepisura ku mitet dhe legjendat takohen së bashku me realitetin ka pësuar një tërësi transformimesh përgjatë viteve të gjitha të dokumentuara nga kamera e Alket Islamit.
“Në libër ke foto si ka qenë dhe si është. Kjo është gjë e rëndësishme, sepse brezat nuk do ta besojnë se si kanë qenë rrugët në kohën para viteve 2000, ku shkonim në Vermosh për 6-7 orë. Tani përshkohet për 2-3 orë me rrugët e bëra. Pra, është një investim në kohë dhe njerëzit mund të shohin ndryshimin shumë thjesht”-shtoi fotografi.
Albumi, që do të ketë një vijueshmëri fotografish me motive trashëgimie kulturore mishëron përpjekjen e një pune disa vjeçare të fotografimit nga ajri, me dëshirën e madhe për të treguar madhështinë e çdo cepi të Alpeve përmes pamjet të realizuara në 2000-2600 metra, rrallëherë të kapura nga aparati fotografik.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij