Kurbin, me pushkë në automjet, 21-vjeçari largohet sapo sheh forcat e policisë

3 Dhjetor 2024 | 15:38

Policia e Kurbinit është sinjalizuar për një sherr mes disa personave dhe është vënë në lëvizje për monitorimin e situatës. Gjatë patrullimeve ato kanë lokalizuar njërin prej tyre i cili po lëvizte me një automjet dhe i kanë bërë thirrje për të ndaluar.

I riu i identifikuar si Andrea Korriku, i moshës 21-vjeçare sapo ka parë uniformat blu ka braktisur mjetin dhe i është larguar shërbimeve të policisë të cilat janë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari.

Njoftimi i Policisë

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua kur pa shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit.

Gjatë kontrolleve për lokalizimin e këtij shtetasi, në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë lokalizimi i automjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar.

21-vjeçari, sapo ka parë Policinë, ka braktisur mjetin në distancë dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 21 vjeç, banues në Kurbin dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026