Mesazhi i prindërve të Martinit në protestë: Ishe një fëmijë plot ëndrra e dashuri..

3 Dhjetor 2024 | 19:16

Këtë të martë u zhvillua para shkollës “Fan Noli” marshimi nga prindër dhe qytetarë për të protestuar për vrasjen e 14-vjeçarit.

Marshimi nisi drejt Ministrisë së Arsimit, por ajo cfarë vihet re gjatë kësaj proteste të katërt të realizuar nga qytetarët, është një mesazh prekës i sjellë nga vetë prindërit e 14-vjeçarit, mesazh i cili u lexua dhe gjatë protestës.

Mesazhi i familjes se Martinit:

Martini ynë shtrenjtë,

Sot dhimbja është e pafund, zemrat tona janë të copëtuara nga humbja jote e padrejtë dhe e pakuptueshme. Ti ishe një dritë e pastër, një fëmijë plot ëndrra dhe dashuri, i cili preku zemrat tona me qetësinë dhe gëzimin tënd të brendshëm.

Një akt i trishtë dhe i pashpirt na mori ty nga kjo botë, por ne e dimë se tani je lart, mes engjëjve, duke na mbrojtur. Tani je një yll që shkëlqen në qiell, një ëngjëll që na sheh me buzëqeshjen tënde të ëmbël, duke na dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë.

Nuk është e lehtë ta pranojmë këtë dhimbje, por kujtimi yt do të mbetet i gjallë përgjithmonë. Çdo herë që shohim qiellin, do të të ndjejmë pranë, duke na kujtuar të dashurojmë më shumë, të falim dhe të mbrojmë njëri-tjetrin.

Martinin, pusho në paqe, engjëlli ynë i vogël. Të duam pafund dhe do të të mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Kujtimi yt do të jetë gjithmonë një dritë që na udhëheq.

Përgjithmonë i yni.

Familja dhe të gjithë ata që të deshën pa masë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026