Drejt reformës territoriale 2, Rama: Do ndërhyjmë te shpenzimet. Shoqata: Bie harta me 61 bashki
Reforma territoriale nuk ka përmbushur as pritshmëritë e qytetarëve, as të bashkive e as të qeverisë, e cila e miratoi atë në vitin 2015, dhe sot synon të rishikojë skemën e financimeve për njësitë vendore. Lajmin e ka dhënë në Euronews Albania, kryeministri Edi Rama.
“Reforma territoriale ka nevojë për një ndërhyrje të re lidhur me shpenzimet, por kjo duhet bërë në bashkëpunim me opozitën dhe në mirëkuptim me të, sepse nuk është një ndërhyrje që mund të bëhet në mënyrë të njëanshme”, u shpreh kreu i qeverisë.
Raporti Qeverisja Vendore 2020, tregon se më shumë se gjysma e bashkive nuk arrijnë të sigurojnë pavarësi financiare, duke shtuar stokun e borxheve dhe duke vënë në vështirësi investimet dhe shpenzimet.
“Buxheti i bashkive varion në raportin 40 me 60%. Pra, mbi 50% e bashkive mbijetojnë, pra e ndërtojnë aktivitetin e tyre mbi transfertën e pakushtëzuar që ndan buxheti”, tha Agron Haxhimali, kryetar i Shoqatës së Bashkive.
Haxhimali, madje zbulon për Euronews Albania se ka projekt nga qeveria edhe për të riparë hartën territoriale me 61 bashki.
“Ka nga qeveria zëra për ta rishiikuar, dhe një sinjal e ka dhënë kryeministri. Por edhe nga takimet që ne bëjmë me partnerë e donatorë, kanë dalë probleme”, u shpreh z. Haxhimali.
Shoqatat e Bashkive, propozojnë që rishikimi i reformës të përfshijë një konsultim të gjerë publik, madje të shihet edhe alternativa e referendumit.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq