“Shiti hotele…”! Berisha i përgjigjet akuzave: Bëra gjënë më të mirë!

4 Dhjetor 2024 | 13:01

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë grupin parlamentar. Ai shpreh vlerësimin për përkushtimin e dhënë ndaj procesit themelor vjetor, që është buxheti.

“Në diskutimet që bëri grupi parlamentar, jashtë propagandës, bëri gjithçka për të adresuar problemet më të dhimbshme të shoqërisë së sotme shqiptare, të krijuara nga kjo vjedhje që tejkalon çdo imagjinatë të fondeve dhe pasurive publike. Shpreh sot vlerësimin për punën e bërë në debatin e buxhetit”, tha Berisha.

Ai gjithashtu ka folur për akuzat që i janë hedhur lidhur me paratë e Hotel Dajtit për bonusin e pensionistëve.

“Doja të iu rikujtoja se si Lubi Balluku përsëriste dje, duke kujtuar se më akuzonte, se ka shitur Hotel Dajtin për t’u dhënë bonusin pensionistëve. Po në qoftë se e kam bërë për atë qëllim, kam bërë gjënë më të mirë.

Pra, u kishim dhënë paratë e Hotel Dajtit pensionistëve, sikur ua kishim dhënë armiqve të egër të shoqërisë shqiptare, jo njerëzve që në çdo rrafsh, asnjëherë nuk u del borxhit”, theksoi Kryedemokrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026