Zyrtari ukrainas: Një kryetar rajonal i zënë rob nga rusët ka vdekur nga torturat
Kreu i administratës rajonale ushtarake të Zaporizhjas, Ivan Fedorov, ka pretenduar se kryetari i qytezës ukrainase, Dniproprudne, ka vdekur pasi është torturuar gjatë mbajtjes rob nga Rusia.
Fedorov, përmes një deklarate të publikuar në Telegram më 4 dhjetor, tha se trupi i Yevhen Matveyev, së fundi është kthyer në Ukrainë, gjatë këmbimit të të burgosurve të me Rusinë, shtet që ka pushtuar Dniprorudnen në ditët e para të pushtimit që nisi më 2022.
Matveyev ishte zënë rob nga forcat ruse më 13 mars, 2022. Muajin e kaluar, Ukraina pranoi trupat e 502 ushtarëve dhe civilëve të vrarë, përfshirë 17 trupa që kishin qenë në morgjet në Rusi.
“Ai ishte mbajtur rob nga pushtuesit për dy vjet e tetë muaj dhe ishte torturuar për vdekje. Gjatë këmbimit të fundit, trupi i tij u kthye në Ukrainë”, tha Fedorov, duke mos dhënë detaje të tjera.
Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar këto pretendime.
Pavarësisht pushtimit, Matveyev kishte refuzuar që të largohen nga qyteza e tij dhe kishte vazhduar punën në mënyrë që të kishte shërbime dhe që popullsia të mbahej e informuar për ngjarjet, tha Federob.
Vdekja e Matveyevit vë në pah kushtet brutale në të cilat janë mbajtur zyrtarët dhe civilët ukrainas nga Rusia.
Në tetor të vitit 2023, një komision hetues i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën gjeti se “krimet e vazhdueshme të luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut prekin jashtëzakonisht shumë civilët”, përfshirë edhe konfirmimin se “autoritetet ruse kanë përdorur torturën në mënyrë sistematike në disa qendra të ndalimit”.
Edhe Ukraina është akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, edhe pse në një shkallë shumë më të vogël.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje