“Deputeti kontrollon zonën”, Krasniqi: Jemi në modelin politik të Al Capones

4 Dhjetor 2024 | 21:48

Analisti Afrim Krasniqi komentoi në Euronews Albania sondazhin e Datacentrum dhe Barometri lidhur me vlerësimin e qytetarëve për deputetët e Parlamentit të Shqipërisë.

Sipas tij në Shqipëri nuk egzistojnë parti politike të mirëfillta për shak të mënyrës së drejtimit dhe shumica e njerëzve e urrejnë parlamentin. Ai tha se deputeti është kthyer në një farë mënyre si kontrollues i territorit dhe kjo nuk është politikë por model i Al Capones ku nëse nuk ke përkrahjen e tyre nuk mund të kesh asgjë. Sipas tij ky sistem është klientelist dhe i kundërt me demokracinë, dhe e minon atë.

Krasniqi tha se kryetarët e partive nuk i duan individët e fortë dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ndikon në cilësinë parlamentare, por vendi ndodhet në një krizë besimi pasi partitë nuk janë demokratike.

“Praktikisht në Shqipëri nuk egzistojnë partitë. PS, zgjedhjet e fundit i ka bërë në vitin 2009 ndërsa PD, shpresojmë të bëhet parti që ta kuptojmë ku është. Ne kemi krijuar një elitë politike e cila nuk është e votuar dhe nuk është cilësore. Kjo i ka bërë njerëzit që ta urrejnë parlamentin. Njeriun më të votuar të Tiranës, me numër rekord votash, nuk e njef njeri dhe vetëm 20-25 deputetë i ushtrojnë funksionet e tyre parlamentare”, tha analisti Krasniqi.

Ai u shpreh se në vend janë krijuar disa parcela sipas tij që nga Malësia e Madhe e deri në Gjirokastër, ku janë caktuar njerëz që u është lënë në pronësi zona.

“Ata nuk janë deputetë por individë që kontrollojnë territorin. Do të hysh në punë, do të marrësh tender, do të marrësh fonde, po të kesh një problem shëndetësor nuk e zgjidh dot pa mbështetjen e tyre. Ata janë modeli i Al Capones në politikë, ata kontrollojnë zonën dhe gjithçka atje. Nuk mund të kesh as biznesin tënd, nuk mund të mbijetosh, nuk mund të kesh sukses, nuk mund të kesh karrierë, nuk mund të sigurosh vend pune dhe asgjë nëse nuk ke përkrahjen e këtyre individëve, dhe për më keq kryetarët e partive këta i quajnë deputetë kampion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025