Konfiskohen 7 vila luksoze në Tiranë, gjykata dënon 9 persona
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka konfiskuar shtatë vilave të ndërtuara pa leje dhe ka shpallur fajtorë nëntë persona për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Gjatë hetimit, u konstatua se në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar shtatë vila, të cilat ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi. Megjithatë, u zbuluan dokumenta të falsifikuara që pasqyronin të dhëna të pasakta dhe që dëmtonin fondin pyjor, në juridiksionin e Bashkisë Tiranë.
Personat që u shpallën fajtorë për këto vepra penale janë:
- Armand Prelezi, arkitekt, akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”;
- Klevis Bregu, arkitekt, akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”;
- Manush Teqja, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumentave”;
- Florian Zela, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumentave”;
- Abaz Teqja, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumentave”;
- Mehmet Durishti, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumentave”;
- Tefta Visha, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumentave”;
- Dorina Dushku, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”;
- Arblin Harizi, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim të dokumentave”.
Hetimet vijojnë nga Prokuroia e Tiranës në lidhje me mundësinë e veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike përgjegjëse, si dhe bashkëpunëtorët e mundshëm për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta