Hetimet për zyrtarë të lartë e konfiskimet, Dumani raporton bilancin e SPAK për 2022
Kreu i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, ka raportuar bilancin e punës për vitin 2022.
Në fjalën e tij ai theksoi se janë hetuar 69 precedime penale për korrupsion. Sipas tij në disa çështje, përveç përgjimeve, janë përdorur edhe agjentë të inflitruar.
Më tej ai nënvizoi se në periudhën 2022-2022, rezulton se në total, në SPAK janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të lartë
Dumani tha se është rritur aksesi i SPAKU-t në databazat shtetërore.
“Janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim, me një rritje nga viti i kaluar, ku janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona në hetim. Në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit, përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme, të gjitha mjetet për një çështje apo çështje të ndryshme, si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërporosi, si edhe për herë të parë, agjent të infiltruar. Në vitin 2022, pjesën më të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore.
Një e dhënë e rëndësishme, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Në lidhje me rekomandimin mbi fokusimin në hetime më shumë në çështjet e korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, nënvizojmë se me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendimi dënimi, me 4 të dënuar, për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë, në periudhën 2022-2022, rezulton se në total, në SPAK janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të lartë”, theksoi ai
Kreu i SPAK tha se është treguar kujdes i veçantë në rastet ku grupet kriminale nga jashtë vendosin pasuri në Shqipëri, duke theksuar se edhe kjo tipologji e rasteve është në rritje.
“Kemi rritje të numrit të konfiskimeve dhe sekuestrimeve të pasurive të palujtshme. Në tetor të 2022 institucionet ligjazbatuese kanë rritur numrin e regjistrimit të veprave penale për pastrim parash. Raste për pastrim parash janë në rritje.
Janë evidentuar çështje nga juridiksione të huaja. Në lidhje me konfiskimet, Shqipëria ka përmirësuar performancën e saj.
Në SPAK pothuajse për çdo procedim penal kryhet dhe hetim pasuror. Nga ana e SPAK është treguar kujdes i veçantë ku tregohet se rastet kur grupet kriminale jashtë vendosin pasuri në Shqipëri”, tha Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve