Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare 2025
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 11 maj 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
“Presidenti i Republikës vendosi që të respektojë kërkesën e KQZ-së dhe të caktojë datën 11 maj 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti.
Në konsultimet me presidentin për datën e zgjedhjeve disa ditë më parë partitë e vogla propozuan 4 majin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Kreu i PAA, Agron Duka në një komunikim për mediat pas konsultimeve me presidentin tha se qëllimi është që zgjedhjet të mbahen para Komunitetit Politik Evropian që mbahet në 9 maj dhe mbledh në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Britania e Madhe e Turqia.
“Propozuam datën 4 maj, duke qenë se në 9 maj është një event që mbledh kryeministrat e Evropës dhe data 11 maj do ishte e papërshtatshme pasi mund të paragjykohet”, tha Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta