Përfundon pas 8 orësh mbledhja e Qeverisë në Dajt, çfarë u diskutua
Përfundon pas 8 orë e 30 minutash retreati që kryeministri Rama zhvilloi këtë të diel me kabinetin qeveritar në vilën qeveritare në Dajt.
Në këtë mbledhje secili nga ministrat kanë raportuar për objektivat që do të kenë në ministritë që drejtojnë.
Retreati ishte i ndarë në blloqe raportimi, në varësi të tematikave. Së pari ka qenë blloku i kmunikimit ku është diskutuar strategjia që socialistët do të ndjekin për zgjehdjet e 2024.
Një tjetër bllok i rëndësishëm ka qenë çështja e integrimit dhe antikorrupsionit.
Të pranishëm ishin ministrat, drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë, kryetarja e Parlamentit, nënkryetari i Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe kryetarët e komisioneve Parlamentare të PS.
Ndërkohë, më 8 shtator Edi Rama do të mbledhë strukturat e partisë, e saktësisht Asamblenë e dalë nga Kongresi i 28 korrikut.
Asambleja e re do të mblidhet në Durrës dhe do të zgjedhë kryesinë. Po në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe sekretariati i ri i partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë