I dënuari nuk rikthehet në burg pas lejes, avokat Beqiri: Është mendjelehtësi

5 Dhjetor 2024 | 19:48

Një i burgosur nuk është rikthyer në ambientet e burgut të Rrogozhinës pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte përfituar.

Mësohet se i dënuari para disa ditësh kishte përfituar lejen e tretë dhe ishte bashkuar me familjen e tij ndërsa me datë 2 dhjetor duhej të rikthehej në qeli për të vuajtur edhe 4 vitet e tjera të burgut që i kishin mbetur për të shlyer.

Ditën që ai duhet të paraqitej autoritetet kanë shkuar në banesën e tij pasi nuk ishte shfaqur në ambientet e burgut në orarin e përcaktuar. Familjarët e të dënuarit janë shprehur se ai nuk ndodhej në shtëpi ndërsa sipas tyre ai kishte ikur jashtë vendit.

Bëhet me dije se i dënuari kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese por kësaj herë ndryshe nga dy të parat ai nuk është rikthyer më në IEVP.

Për të folur për këtë ngjarje në “People”, në Euronews Albania, ishte i ftuar avokati Idajet Beqiri. Ai tha se kjo është një mëndjelehtësi nga i burgosuri pasi kodi penal parashikon një marsh shumë të rëndë dënimi për këtë vepër penale që mund të arrijë deri në 5 vite burg.

“Në një farë mënyre me shkeljen e lejes nga ky i burgosur do të penalizohen dhe të tjerë pasi për shkak të mos korrektësisë së tij do digjen të tjerët sepse kur të japin leje administrata e burgut do të matet mirë pas këtij rasti pasi do ti fryj kosit thotë populli, pasi u dogj nga qulli. Megjithatë nuk duhet të bëhen të shtërnguar pasi është humane nëse i plotëson kriteret për të marrë lejen shpërblyese, atëherë duhet të jepet”, thotë avokat Idajet Beqiri.

Sipas tij kjo mendjelehtësi e tij ka sanksione ligjore të rënda pasi përveç 4 viteve burg që i kishin ngelur ai rrezikon që të vuaj jo vetëm ato por edhe për këtë vepër penale të largimit që parashikon deri në 5 vite burg.

“Praktikisht atij i shtohen vite të tjera dënimi duke i bërë dëm vetes dhe duke futur në telashe ata që i kanë dhënë lejen dhe të burgosurit e tjerë të cilëve rasti i tij u shtërngon masat për lejen, me pak fjalë ka më shumë negativitete se përfitim”, tha Beqiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026