Kush e ka përgjegjësinë për shpërthimin në Lushnjë? Beqiri flet mbi hetimin

2 Mars 2024 | 21:27

Eda Beqiri, përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me shpërthimin në Lushnjë ku ndërruan jetë dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Beqiri tha se inspektoriati i punës po vijon hetimet për të gjetur problematikat që kanë ceduar dhe përgjegjësitë e atyre që duhet të garantonin sigurinë në punë të punëtorëve.

Ajo tha se në rastin e aksidenteve në punë, përgjegjësia bie mbi punëdhënësin, por nuk ndau të dhëna shtesë nga hetimet.

“Ne kemi që dje, por dhe sot që merremi me hetimin dhe verifikimin e kësaj ngjarjeje. Kjo është një ngjarje nën hetim dhe ne nuk mund të themi asnjë gjë dhe ende nuk kemi dalë në një konkluzion të saktë. Por po vijon puna për trajtimin dhe hetimin e kësaj ngjarjeje dhe të shihet se çfarë është zbatuar dhe nuk është zbatuar në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kush janë subjektet që janë përfshirë, kush janë punëmarrësit që janë aksidentuar në këtë ngjarje dhe pastaj do vijojmë me kontrollin legjislativ për të vendosur penalitetet dhe masat që duhet të marrim. Aksidentet në punë janë përgjegjësi e punëdhënsit dhe është një masë që nuk është marrë që e ka shkaktuar.

Qëllimi i hetimit nuk është sanksioni, por është trajtimi i ratit dhe mosndodhja më në të ardhmen”, tha Beqiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026