Macron i drejtohet kombit: Jam president deri në fund të mandatit, kryeministri…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij drejtuar kombit tha se do të qëndrojë në këtë detyrë deri në fund të mandatit dhe se do të emërojë kryeministrin e ri në ditët në vijim. Ai tha se qeveria e re do të hartojë buxhetin e ri në fillim të vitit të ardhshëm.
“Mandati që më dhatë zgjat pesë vjet dhe unë do ta përdor atë deri në fund”, tha Macron në një fjalim televiziv dhjetëminutësh.
Ai tha se votimi i djeshëm i mosbesimit ndaj qeverisë ishte “i paprecedentë” pasi e djathta u bashkua me të majtën në parlament.
Duke iu drejtuar kombit, Macron falënderoi Barnier për “angazhimin” dhe “mosgatishmërinë për t’u dorëzuar” gjatë drejtimit tw tij.
“Barnier ishte gati për të trajtuar sfidat që të tjerët nuk ishin”, tha Macron, sipas BBC.
Presidenti francez akuzoi kundërshtarët për shkaktimin e “kaosit”, duke theksuar se zgjedhjet e reja parlamentare nuk mund të mbahen në vend 10 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të korrikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur