Kriza në Francë: Macron refuzon dorëheqjen, premton gjetjen e një kryeministri të ri

6 Dhjetor 2024 | 10:39

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri “në ditët në vijim”, pas dorëheqjes së Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua pas një votimi mosbesimi në parlament.

Në një fjalim 10-minutësh drejtuar kombit, Macron hodhi poshtë presionet e opozitës për të dhënë dorëheqjen, duke u zotuar të qëndrojë “plotësisht, deri në fund të mandatit” që përfundon në vitin 2027. Ai falënderoi Barnier për përkushtimin e tij gjatë periudhës si kryeministër dhe kritikoi ashpër bllokimin e parlamentit, duke e quajtur një “front anti-republikan” të krijuar nga ekstremi i majtë dhe e djathta me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Dorëheqja e Barnier erdhi pas një votimi të mërkurën, duke e bërë këtë rast të parin në më shumë se 60 vite që një qeveri franceze rrëzohet nga parlamenti. Macron e quajti këtë zhvillim “të paprecedentë”.

Sipas sistemit politik francez, presidenti zgjedh kryeministrin, i cili udhëheq qeverinë, por kryeministri duhet të gëzojë mbështetjen e parlamentit. Në rastin e Barnier, kjo mbështetje mungoi, duke e detyruar atë të largohej pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Vendimi i Macron për zgjedhje të parakohshme më herët këtë vit rezultoi në një Asamble Kombëtare të fragmentuar në tre blloqe kryesore: e majta, qendra dhe e djathta ekstreme. Kjo përçarje ka bërë që të gjetja e një kryeministri të pranueshëm për parlamentin të jetë një sfidë e vështirë për Macron. Për të siguruar stabilitet, ai mund të duhet të bindë një pjesë të bllokut të majtë për të mbështetur qeverinë e ardhshme.

Presidenti ka planifikuar bisedime me liderët politikë të premten dhe premtoi një qeveri që do të reflektojë “interesin e përgjithshëm”. Ai tha se emërimi i kryeministrit të ri do të bëhet së shpejti, duke kërkuar zgjidhje për krizën politike dhe një qeveri që do të ketë mbështetjen e parlamentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026