Ngjarja në Elbasan, Plarent Ndreca: Kushdo që ka qenë pjesë duhet të dënohet maksimalisht

21 Prill 2021 | 19:44

Kandidati për deputet në qarkun Tiranë nga radhët e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca dënoi ngjarjen e sotme në Elbasan, ku një qytetar humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, z. Ndreca u shpreh se tensionet e krijuara në Elbasan tregojnë se Partia Demokratike do të humbasë më rezultat të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në këtë qytet ka një gjë, që PD-ja do të humbasë thellë. Ky është i vetmi element që po themi e shqetëson PD dhe LSI, dhe siç duket, futen në këto incidente të shëmtuara, të cilat prishin atmosferën elektorale”, tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike bën gabime dhe nxit sitUatën kur tenton t’i vendosë ngjarjes nuanca politike. Sipas z. Ndreca, drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe të dënojë personat e përfshirë në këtë ngjarje, e cila shkaktoi panik dhe rikë tek qytetarët e Elbasanit.

“Dallimi mes nesh dhe atyre. Ata menjëherë i japin ngjarjes nuanca politike për ta tensionuar situatën, sepse ndjenjë humbjen në Elbasan dhe ën Shqipëri. Në të gjithë Shqipërinë do  ketë humbje spektakolare. Kushdo që ka qenë pjesë e këtij incidenti duhet të dënohet në mënyrë maksimale”, tha ai.

Ai hodhi kritika ndaj Partisë Demokratike, por edhe  ndaj presidentit të Republikës për tensionim të gjuhës politike kur kanë mbetur edhe katër ditë nga zgjedhjet parlamentare. Këto sjellja thotë z. Ndreca nuk ngjajnë aspak dinjitoze për një subjekt garues, që kërkon votën e shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë ashpërsim të gjuhës politike nga ne fare, por ka një ashpërsim të gjuhës politike nga presidenti i Republikës që na ka zaptuar atë vend dhe na poshtëruar pozicionin që duhet të jetë i gjithë i yni. Ka një gjuhë të ashpër të PD, në dy raste që ne përmendëm, të cilat nuk janë dinjitoze për një subjekt politik në garë”, tha ai.

Përballë gazetares Bruna Çifligut, kandidati i PS për deputet tha se fushata në Tiranë deri tani është e qetës dhe shumë qytetare.

“Gara në Tiranë është normale dhe shumë qytetare. Ne jemi në kontakt me njerëzit dhe është mbresëlënëse mënyrë se si njerëzit e bëjnë qasjen e tyre në këtë fushatë dhe nuk ka problamatikë të rënda të shënuar. Deri sot, është një garë krejt normale dhe një fushatë shumë qytetare. Nuk kemi garë me ata që kemi përballë sepse me veprimet e tyre tregojnë se sa larg janë”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026