Vrasja e Xhuvanit, PD dhe PS akuza njëra-tjetrës për “bandat elektorale”

21 Prill 2021 | 19:54

U deshën disa orë që të vinin reagimet e drejtuesve politikë të PS-së e PD-së në qarkun e Elbasanit. Makina ku ndodhej Pjerin Xhuvani, sipas Gazmend Bardhit, që kryeson fushatën dhe listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në këtë qark ishte e mbushur me para dhe karta identiteti.

“E drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Janë një grup personash, shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në Elbasan.

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, nga ana tjetër akuzon pd-n për vendosjen në Elbasan të grupeve paramilitare.

“Sot në mëngjes në Elbasan kanë zbarkuar furgonë me paramilitarë të PD që kanë terrorizuar banorët. Duhet t’ia lëmë policë dhe prokurorisë për të çuar para drejtësisë vrasësit dhe porositësit. Furgoni me logon e PD ka mbajtur brenda persona të armatosur”, u shpreh Balla.

Presidenti Meta, nga Vlora dënon ngjarjen, edhe pse thotë se nuk shumë informacion. Por drejton gishtin e akuzës.

“Duhet ta kishte kapur policia furgonin dhe t’i çonte për veshi në prokurori. Nuk mund të flas për rastin konkret, sepse kurrsesi nuk duhet të kemi asnjë lloj konflikti, i gjithë konflikti vjen vetëm nga një person që është i tmerruar nga vota e qytetarëve”, tha kreu i shtetit.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane i rikthehet apeleve për qytetin e Elbasanit, pasi më herët kishte zhvilluar disa takime dhe kishte kërkuar që të ruhej qetësia.

“Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026