Panairi i gjelit të detit në Peqin, fermerët: Çmimi se justifikon mundin
Peqini njihet për mbarështimin e gjelit të detit, e për këtë arsye këtë dhjetor është mbajtur edhe panairi tradicional i përvitshëm.
Pjesëmarrësit e vlerësuan këtë aktivitete, ndërsa fermerët treguan se çmimi në treg nuk e justifikon mundin e tyre. Sipas tyre, 1 kg këtë vit kushton 1000 deri 1200 lekë.
Drejtori i Bujqësisë tregon për Euronews Albania, pse është i veçantë ky shpend në këto zona.
“Gjeli i detit në rrethin e Peqinit ka një karakteristikë të veçantë përsa i përket shijes së tij. Ushqyerja e gjelit të detit që bëhet në Peqin është me ushqime bio te zonës, nuk ushqehen me ushqime importi. Në dy muajt e fundit gjeli trajtohet me bërsitë e ullirit, kjo i jep shije karakteristike të veçantë gjelit të detit në zonën e Peqinit”, thotë Nazmi Xhyra, drejtori i Bujqësisë në Bashkinë e Peqinit.
Gjelat e detit këtë vit në Peqin tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur thonë fermerët, të cilët theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin.
“Ne duam të ruajmë traditën tonë të vjetër, se e kemi pasur histori këtë shpend. Sa e vështirë është të rrisësh 170 gjela deti? Patjetër do 250 gram misër një gjel, plus ushqime të tjera, dhe grurë. Gjithë ky mund a shpërblehet me çmimin? Varet nga çmimi, por sot për sot ne llogarisim që një puntori ti dalë rroga, se është çmim shumë i ulët. Çmim fiks nuk kemi por te 10-12”, tha një fermer.
“Na kushtojnë shumë ushqimet edhe ilaçet që përdorim për këto, dhe kur vjen kosto në fund është pak. Këto kanë dalë që në Prill, ti mbash 8 muaj me 10 mijë lekë është çmim i ulët, nuk ja vlen. Këtë vit kam rritur 50 gjela”, thotë një tjetër fermer.
Panairi i këtij viti u mbajt në fshatin Përparim, dhe përveç gjelit banorët e zonës promovuan edhe produktet e tyre bio. Në qarkun e Elbasanit mbarështohen nga 60 deri në 70 mijë krerë gjela deti në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni