Vit i mbarë për fermerët e Peqinit| Problem mungesa e tregut dhe e fuqisë punëtore
Ky vit për fermerët e Peqinit ka qenë i mbarë sa i përket prodhimeve bujqësore.
Krahasuar me një vit më parë, kulturat bujqësore kanë dhënë rendiment, por shqetësimi i fermerëve mbetet mungesa e një tregu.
Ibrahim Sinani, nga fshati Gryksh i Peqinit, ka filluar të vjelë rrushin. Ai ka rreth 300 rrënjë rrushi dhe 500 rrënjë ullinj. Ndonëse prodhimi ka cilësi, çmimi me të cilin e kërkojnë tregtarët mbetet I ulët.
“Problemi është se nuk e tregtojmë dot. Unë do të bëj 30 kuintalë rrush, por ku do ta çoj. Përveçse raki, unë nuk kam ku e çoj”, tha Sinani.
Ibrahimi nuk ka krah pune për t’i shërbyer tokës. Të rinjtë e fshatit, bashkë me fëmijët e tij, kanë ikur në emigrim, duke e lënë vendin pa punëtor.
“Unë jam moshe e tretë sa fuqi kam unë 67 vjeç, fmitë kanë ik në emigracion nuk kanë levërdi të kthehen këtu te jetojnë me mu, për arsye se nuk jetojnë dot”, tha më tej Sinani.
Edhe për specialistët e bujqësisë ky vit konsiderohet i mbarë. Mirëpo kanë disa sugjerime për fermerët në këtë periudhë, për t’i ruajtur prodhimet bujqësore nga sëmundjet sezonale.
“Momenti kryesor që duhet treguar kujdes është mbrojtja nga dëmtuesi. Jemi ne fazën kur syri i palloit dhe miza e ullirit shfaqen paralelisht njëra me tjetrën dhe krijojnë dëme të konsiderueshme qoftë në gjethe qoftë në frut”, tha eksperti i bujqësisë, Beki Dervishi.
Përdorja e plehrave organik dhe krasitja në kohën e duhur shihen si dy nga avantazhet që kanë ndihmuar fermerët e Peqinit për të pasur prodhimtari të lartë këtë vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit