Fermerë e Maliqit takim me ministren e Bujqësisë: Viti më i vështirë në 28 vite

9 Gusht 2024 | 12:55

Fermerët e bashkisë Maliq, të cilët protestojnë për çmimin e ulët të shitjes së produkteve të tyre bujqësore, zhvilluan këtë të premte një takim me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj.

Takimi erdhi pas kërkesës së protestuesve.

Të pranishëm në takim, fermerët kërkuan bllokimin e importit të produkteve bujqësore nga Kosova e Serbia.

Një fermere e Maliqit i tha ministres se ky ishte viti më i vështirë nga 28 vitet që ajo operon me prodhimin e patates.

Fermerja theksoi importet nga vendet e rajonit janë më të larta se shifrat zyrtare pasi një pjesë e tyre nuk deklarohen.

Gjithashtu ajo evidentoi dhe problematikat në marrjen e subvencioneve të naftës.

“Jam një fermere nga një fshat i bashkisë së Korçës, por që operoj në bashkinë e Maliqit. Kemi disa kultura bujqësore që disponojmë, kemi 20 ha patate, 6 ha qepë dhe 40 ha grurë. Në radhë të parë falenderoj ministren që na u përgjigj unë kam qenë si iniciatore e këtij takimi që të mblidhemi të gjithë bashkë dhe mos të flasim një nga penxherja dhe një nga dera. Kam 28 vite që merrem me patate dhe ky është viti më i vështirë, përjashto këtu atë të pandemisë. Kjo siuatë vjen nga importet e tregtareve vendas nga Kosova dhe Serbia. Importi sipas jush është 6%, por unë mendoj se është më shumë pasi është dhe i padeklaruar”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026