Çmimet e ulëta të produkteve| Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë rrugën

22 Korrik 2024 | 09:20

Fermerë të fushës së Maliqit kanë bllokuar segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz. (Korçë – Pogradec)

Shkak i kësaj proteste janë bërë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.

Sipas fermerëve mosshitja e prodhimeve edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas.

Në kushte të tilla policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve drejt kryeqytetit dhe anasjelltas nëpërmjet rrugës e cila të çon drejt qytetit të Maliqit për të kaluar në aksin nacional në afërsi të fshatit Symiz dhe Libonik.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, por edhe mes vetë organizatorëve e të pranishmëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026