Çmimi i ulët i perimeve, fermerët në Gostimë të Elbasanit të shqetësuar

16 Qershor 2024 | 15:42

Çmimi i ulët domateve, specave apo edhe kastravecëve është kthyer në shqetësimin më madhor për fermerët e qarkut të Elbasanit. Sipas fermerëve në Gostimë, kjo situatë i ka vënë në vështirësi serioze pasi çmimi i ulët nuk arrin të mbulojë dot as kostot e larta të shpenzimeve.

 “Ka vajt deri tani kostoja e prodhimit që kane vajte deri këtu këto sera në 7 milion e 200, me fatura që nuk janë paguar, janë të papaguara akoma. Unë nuk kam marrë as 1miljon lekë, me këto çmime që kërkohen tani, njëherë po e shita mire po se shita u hodh malli. Kam shit 4 kuintal me 400 lekë, ime prodhimi është i gjithë këtu, mund te jene 300 kuintal domate, nëse do vazhdojë kështu nuk del kostoja as e makinës që do e ngarkojë do e çoj ne Lushnje tek tregtari, kështu që më mirë do e mbyll, ta prish”,-tha fermeri

Sipërfaqet e mëdha me sera në zonë luajnë një rol parësor në ekonominë e fermerëve, por kjo situatë i ka çuar në minus.

 “Me minus, plehrat janë të shtrenjta. Ne këtë farishten e marrim 280 lekë bima, ja llogarite ti gjithë kjo bimë del me minus. Ne me kaq ushqehemi ku të vemë ça të bëjmë, me te shtyre janë të gjitha s’ka se janë me fatura çdo gjë”,-tha gruaja.

Në zone ka edhe fermerë që kanë lënë emigrimin për të investuar në bujqësi në vendin e tyre, por mungesa e vëmendjes nga shteti dhe problemet me të cilat po përballen i kanë demoralizuar së tepërmi. Ata kërkojnë njëzëri më tepër vëmendje për sektorin jetik të bujqësisë, në mënyrë që djersa dhe mundi te mos shkojnë dëm. Sipërfaqet e mëdha me sera në zonë luajnë një rol parësor në ekonominë e fermerëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026