Protestojnë fermerët e Beratit dhe Fierit: Po shkojmë drejt falimentimit
Qindra fermerë të Beratit dhe Fierit janë mbledhur te Ura e Kuçit për të protestuar kundër politikave të shtetit ndaj tyre.
Për disa minuta ata kanë bllokuar edhe rrugën, duke hedhur në asfalt produktet e tyre bujqësore. Kjo ka shkaktuar edhe përplasje me policinë.
Ata ndihen të diskriminuar, pasi puna e tyre jo vetëm që nuk ka duk, por edhe zhvlerësohet nga pikat e grumbullimit. Sipas fermerëve, të cilët janë suportuar edhe nga sindikata e fermerëve, ata po shkojnë drejt falimentimit, pasi produktet e tyre po shiten nën kosto në pikat e grumbullimit dhe pa fatura tatimore.
Gjendja e rënduar ekonomike e fermerëve, ka bërë që ata ti hedhin prodhimet e tyre në kanale. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi në të kundërt nuk do ti ndalin protestat.
Në protestën e zhvilluar paraditen e kësaj të hëne, fermerët mbanin në duar pankarta “stop masakrimit të fermerëve” apo “stop abuzimit me çmimet”. Ata i bën apel kryeministrit që ti japë zgjidhje kësaj situatë, e cila rrezikon falimentimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet