“Kozarja në festë”, panairi i produkteve blegtorale dhe bujqësore bashkon fermerët

19 Maj 2024 | 15:27

“Kozarja në festë” ishte panairi që u organizua pasditen e së shtunës në qytetin e Kuçovës, ku fermerët e kësaj zonë kanë promovuar produktet e tyre bujqësore e blegtorale. Përveç fermerëve të zonës, pjesë e këtij panairi janë bërë edhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit që kanë ekspozuar gatimet e tyre tradicionale si dhe biznese të ndryshme. Fermerët e zonës që u bën pjesë e këtij panairi e kanë cilësuar atë një mënyrë të mirë për të promovuar produktet e tyre.

 “Ne kemi vresht me ullinj, hardhi rrushi, kemi bletë pastaj kemi trëndafila bëjmë liker trëndafili, kemi limona bëjmë liker limoni, kemi dhe arra bëjmë dhe raki are, kaq pak sa bëjmë ne deri më tani nëse i shtojmë nuk kemi ku i sheshim, po për momentin i shesim se pakë bëjmë”

 “ Shumë-shumë i mirë, jemi të kënaqur është një aktivitet që zona jonë  ka viti i tretë që e organizon këtë dhe këtu paraqiten të tëra këto prodhimet bujqësore.”

Edhe në këtë panair fermerët sërish theksojnë pakënaqësitë e tyre mbi çmimet e shitjes së produkteve bujqësore.

 “Sot kemi nxjerrë specinn c7000 që përkohësisht është për eksport në Kosovë  edhe domate pik rosë,… aktiviteti shumë I mirë është por është të çmimet, problem për shitje,,, ka pasur luhatje gjithmonë te çmimet.”

 “ Mirë por duhet të ishte organizuar më mirë Akoma, sepse ne  kur u be parvjet ja bëmë vërejtje në rrallë të parë këtu duhet të ishin njoftuar shumica e fermerëve, s’po  themi 100 përqind po të ishin njoftuar në përgjithësi fermerët. E dyta  duhet të ishin njoftuar tregtarët e pikave grumbulluese sepse tregtarët sot vini I merrnin numrat fermerëve kontaktonin direkt me fermerin”

Fshati Kozare në bashkinë e Kuçovës ka sipërfaqe të konsiderueshme serash dhe cilësohet si një zonë me prodhim bujqësor intensiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026