Braktisja e fshatit Çeprat, fermerët pa subvencione, të rinjtë janë larguar

18 Qershor 2024 | 17:44

Çeprati është një ndër fshatrat e Vlorës, i cili ndodhet 10 km nga qendra e qytetit. Pamja në hyrje të fshatit të rikthen pas në kohë, ku me një vështrim të lirë, syri të has në disa mangësi elemetare, siç është infrastruktura.

Po ashtu rrugët duken bosh, asnjë i ri nuk shfaqet në horizont, dhe ata pak që kanë mbetur janë pensionistë, Kjo për shkak se të rinjtë janë larguar, pasi fshati nuk ofron më asgjë. Ata pak persona që jetojnë aty, punojnë në bujqësi dhe blegtori për të përmbushur kërkesat vetjake.

 “Rinia ka ikur, nuk ka rini këtu, janë rreth 100 banorë a s’janë, boshatisur fshati nga ekonomia, ekonomi e dobët, bujqësia punon po do të haji.“

Por edhe ky sektor është në krizë, për shkak se fermerët e zonës nuk i njohin subvencionet nga shteti.

 “Në gjithçka që e kemi arritur deri më sot, e kemi arritur falë punës dhe përpjekjeve tona, ne deri më sot me një fjalë shumë pak nuk kemi pasur fare asnjë lloj ndihme nga shteti, sektori i bujqësisë është në fakt një sektor i vështirë? Shumë i vështirë, subvencione, është i vetmi bujqësi blegtori që mbajnë fshatin në këmbë dhe jetojnë, shteti të shikonte të jepte më shumë ndihma fermerëve bujqve.”

 “Si do zhvillohet bujqësia? 2 dylym këtu një atje tre atje, jo vetëm e pamjaftueshme.“

Banorët që kanë mbetur kërkojnë vëmendjen e shtetit, pasi në të kundërt, brenda një periudhe 20 vjeçare, fshati rrezikon të shpopullohet në masë. Dikur në këtë fshat jetonin mbi 500 familje, ndërsa sot me ikjen e të rinjve, edhe shkolla është mbyllur, saqë familjet që kanë mbetur përbëhen vetëm nga të moshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026