Dashuria për origjinën, doktori nga Pusteci që la emigrimin për t’i shërbyer vendit

1 Gusht 2023 | 16:32

Për 25 vite doktor Niko Kolamovski ka jetuar jashtë Shqipërisë, por së fundmi ai ka vendosur të kthehet në origjinë, për të punuar në bashkinë minoritare të Pustecit.

Dëshira për të shërbyer njerëzve të kësaj zone dhe dashuria për atdheun, por edhe përmirësimi i kushteve të punës bëri që ai pas dy dekadave të kthehet për të ushtruar profesionin e tij.

“25 vite kam qenë jashtë shtetit, u riktheva sepse u përmirësuan kushtet e punës, dhe mendova që me mire është te jem ne vendin tim e t’u shërbej njerëzve të mi. Jo, nuk jam penduar. E ndiej veten mirë dhe kënaqem në punë vij njerëzit që i njoh, njerëzit tanë.”- është shprehur Niko Kolamovski, doktor

”Me shtyu vet ndjenja e kupton, guri rëndon në vendin e vet “- shtoi ai.

Te punosh në një bashki të vogël si Pusteci ka vështirësitë e veta, për shkak të territorit të gjerë e  fshatrave të largët.

“Vështirësi sigurisht që ka por ka dhe bukuri, kur ndihmon njerëzit, bën diçka të mirë, kënaqesh dhe vet. Vështirësi sepse fshatrat i kemi larg, sidomos në kohën e dimrit, njerzit nuk vijnë dot këtu te vizitohen, ka raste kur duhet të vesh ti vizitosh aty ku janë, sidomos për urgjenca. Rasti më i vështirë ka qenë në Cerje, kam shkuar për një urgjencë, 15 kilometra në këmbë, ta ndjekësh të sëmurin, kjo është”- tha doktori.

Shija e të shërbyerit për njerëzit e kësaj zone është më e madhe sesa për të huajt, ndaj deri në daljen në pension Niko ka vendosur që vitet e ardhshme ti kaloj në vendlindjen e tij.

“Mua më pëlqen këtu në vendin tim, ajo dëshirë është, për mua është këtu në vendin tim.Kam ardhur me qëllim që të dal në pension në Pustec”- tha më tej Niko Kolamovski.

Shembulli i doktor Nikos, dëshira e tij për të shërbyer komunitetit ku ka lindur e është rritur dhe pasioni për mjekësinë janë mesazhi i gjallë për çdo student mjekësie.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026