Sirianët e Moskës në festë, ngrenë flamurin e opozitës në selinë e ambasadës siriane

9 Dhjetor 2024 | 15:41

Sirianët në Moskë u mblodhën të hënën në selinë e ambasadës siriane për të festuar rrëzimin e Bashar al Assad dhe për të ngritur flamurin e opozitës në ndërtesë.

Grumbullimi erdhi pasi Kremlini deklaroi se Rusia i kishte dhënë azil politik ish-presidentit. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se vendimi ishte marrë personalisht nga presidenti Vladimir Putin.

Ai shtoi se Moska po bën gjithçka për të garantuar sigurinë e bazave të saj ushtarake në Siri dhe do të zhvillojë bisedime me autoritetet e reja të vendit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit tha se forcat e tij kishin goditur depozita në Siri ku mbaheshin armë kimike dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

“I vetmi interes që ne kemi është siguria e Izraelit dhe qytetarëve të tij. Prandaj i sulmuam këto sisteme armatimesh strategjike si për shembull armët kimike, apo raketat me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mos bien në duart e ekstremistëve”, tha Gideon Saar, ministër i Jashtëm i Izraelit.

Sulmet u kryen pasi trupat izraelite morën nën kontroll një zonë sigurie në Lartësitë Golan të Sirisë, duke shkelur akordin e pazbatuar të vitit 1974. Ministri i Jashtëm garantoi se lëvizja ishte e përkohshme dhe për motive sigurie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026