Turqi-Siri pa Assad/ Mediu: Çfarë politike pritet të ndjek tani SHBA
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha këtë të diel në “Review” në Euronews Albania se pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, pritet që SHBA por edhe Turqia të ndryshojnë politikat e tyre të deritanishme.
Ai tha se Turqia patjetër do të ketë një ndikim shumë të madh, ndërsa sipas tij, SHBA do të angazhohet në luftimin e grupimeve ekstremiste.
“Mendoj se duhet të kuptojmë qasjen e administratës Trump. Ai ka bërë deklaratë të qartë se kjo nuk është lufta e SHBA-së. Mendoj se lëvizja që ka bërë dhe do bëjë lëvizja amerikane, është një politik agresive diplomatike për të krijuar një marrëdhënie të përbashkët për çështjen e lindjes së mesme, në mënyrë të veçantë me Izraelin dhe me Turqinë por edhe me Arabinë Saudite dhe me vendet e Gjirit Persik.
Të gjithë faktorët janë të kombinuar. Kina është më pak e shfaqur në gjithë këtë debat të konfliktit dhe është problem për SHBA-në. Ajo që unë dua të them është se Turqia ka pasur dhe do ketë një rol të rëndësishëm jo vetëm për Sirinë, por ka një politik që po shkon drejt një diplomacie që ka jo vetëm fjalën por edhe muskujt.
Unë mendoj se do ketë një politik shumë më të zhdërvjellët të SHBA-së për sa i përket rrënimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, unë mendoj se tani do ketë tendencë të eliminohen grupet ekstremiste që kanë krijuar probleme në Gaza, Liban dhe në Siri”,-tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet