Aktakuzë kundër një të dyshuari për dhunë ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan

9 Dhjetor 2024 | 16:40

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në maj të vitit të kaluar në Zveçan.

Prokuroria tha në një njoftim për media të hënën se pas hetimeve disamujore, ngritit aktakuzë kundër të dyshuarit me inicialet D.D., për dy vepra penale, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm.

Sipas aktakuzës, i dyshuari “në bashkëveprim dhe koordinim” me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova e Serbia, përmes “përdorimit të dhunës, armëve e mjeteve tjera të forta, i sulmuan dhe seriozisht i kanosën ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale” gjatë protestave të 29 prillit 2023 pranë Komunës së Zveçanit.

Dhuna në Zveçan shpërtheu kur serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve të majit 2023 që ishin bojkotuar nga ta.

Prokurori tha se i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë të vazhdojë ta mbajë në paraburgim të dyshuarin deri në përfundim të gjykimit ndaj tij.

Policia e Kosovës e arrestoi në korrik të dyshuarin me iniciale D.D. në rajonin e Mitrovicës së Jugut në lidhje me këto akuza. Më vonë, Policia e Kosovës në veri njoftoi se bëhej fjalë për arrestimin e Dushan Drobacit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet e fillimvitit 2023 në Zveçan, duke thënë se ato ishin kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Por, Serbia e ka mohuar një akuzë të tillë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se synonte të shtynte serbët “drejt një konflikti me NATO-n”.

Dhjetëra persona janë arrestuar deri më tani për vepra të ngjashme penale në lidhje me sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, por shumica e tyre u liruan për t’u mbrojtur në liri.

Gjatë përleshjeve u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026