Përfundon kursi i UEFA PRO në Shqipëri për licencimin e trajnerëve
Ka përfundoi me sukses edicioni i nëntë i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli. Lajmi bëhet me dije nga FSHF në faqen zyryare të të cilës thuhet se “21 figura të njohura të futbollit jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Argjentina, morën sot diplomën e UEFA PRO në një ceremoni të organizuar nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili u uroi shumë suksese në të ardhmen trajnerëve të sapodiplomuar dhe ta ndihmojnë sa më shumë futbollin shqiptar.
Presidenti Duka theksoi se dera e FSHF-së është e hapur për bashkëpunime dhe për përmirësimin e sportit më popullor në Shqipëri.
“Ju falënderoj për punën tuaj gjatë këtij viti në kursin UEFA PRO. Jam shumë i sigurt që ju e konsideroni këtë kurs ashtu sikurse duhet ta konsiderojnë të gjithë, jo thjesht si një kurs për të marrë një licencë, por për të zhvilluar njohuritë. Jam shumë i bindur që në kurse nuk zhvillohen njohuritë duke dëgjuar lektorët, por duke shkëmbyer eksperienca sepse ju jeni të gjithë trajnerë profesionistë, keni eksperienca për të ndarë me njëri-tjetrin por edhe me lektorët. Trajnimi është një nga kolonat bazë dhe për këtë ne në strategjinë tonë jemi përqëndruar ta përmirësojmë sa më shumë në mënyrë që të ndihmojmë futbollin. Ne në FSHF zhvillojmë të gjitha nivelet e kurseve, që nga C-ja tek UEFA PRO, në numër dhe në kualitet të kënaqshëm dhe dua të falënderoj drejtorin Pea, drejtorin e Shkollës, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe të gjithë ata që punojnë. Kurset e FSHF-janë kualitative. Tani pritet që ato që ju keni shkëmbyer në kurse, t’i implementojmë në terren, ta ndihmojmë futbollin”, tha mes të tjerash Duka.
Në edicionin e nëntë të kursit “UEFA PRO”, kursantët kanë pasur mundësi të ndjekin leksione ku të ftuar kanë qenë emra të mëdhenj të futbollit si trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, trajneri Marco Giampaolo, Francesco Troise etj.
Ndër emrat më të njohur të futbollit që sot morën diplomën UEFA PRO janë: Pablo Javier Girod Zabaleta, Armend Dallku, Ledian Memushaj, Edmond Kapllani, Erbim Fagu, Gilman Lika, Emiljano Çela, Tefik Osmani, Albina Rrahmani, Tahir Batatina etj.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng