Kush humbi e kush fitoi…/ Cilët janë dhe do të jenë lojtarët kyç në Sirinë e re
Fare pak njerëz e prisnin atë që do të ndodhte në Damask, ku në 9 ditë u rrëzua regjimi dekadent i familjes Assad. Një nga faktorët kyç që çuan në rënien e papritur të klanit shtrihet thellë në veri, në Ukrainë.
Rusia është përfshirë në një agresion brutal ndaj fqinjit të saj për thuajse tre vjet, pasi Moska e sheh atë si një territor jetik për interesat e saj afatgjata.
Kjo do të thotë se presidenti Vladimir Putin, ose nuk kishte opsione, ose nuk e shihte të mundur dërgimin e burimeve ushtarake për të mbajtur Assad në pushtet.
Me bregun mesdhetar të Sirisë, ku ndodhet baza e marinës ruse “Tartous”, tashmë nën kontrollin e opozitës, mbetet për t’u parë nëse Kremlini do të mund ta ruajë influencën e tij ushtarake në vend.
Edhe mbështetësi tjetër i rëndësishëm i pushtetit të Assad, Irani, nuk arriti ta ndihmonte për shkak të përfshirjes në konflikte të shumta në Lindjen e Mesme.
Lufta e Izraelit në Gaza dhe Liban ka ezauruar kapacitetet e Republikës Islamike dhe me rënia e klanit të Assad mund të thuhet se i dha një goditje të fortë atij që Teherani quan “Aksi i Rezistencës”, që synon kundërvënien ndaj influencës hebraike dhe perëndimore në rajon.
Thënë kjo, mund të jetë e sigurt të mendohet se si Rusia dhe Irani nuk e kanë mirëpritur atë që ndodhi në Damask.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shfaq pozitiv për rezultatin e luftës siriane. Në një video të publikuar të dielën, ai e quajti rënien e Assad një “pasojë direkte të veprimeve të Izraelit në rajon” dhe falënderoi qytetarët sirianë që e rrëzuan atë.
Megjithatë, lëvizja Hayat Tahrir al Sham që kontrollon vendin, dikur një degë e Al Kaedës, njihet për kundërshtinë ndaj ekzistencës së shtetit të Izraelit.
Turqia, nga ana tjetër, ka dalë fituese nga largimi i regjimit sirian. Edhe pse Ankaraja e konsideron de jure lëvizjen HTS një grup terrorist, deklaratat e presidentit Erdogan dhe ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan tregojnë se qeveria turke e mirëpriti rënien e Assad.
E paqartë mbetet nëse Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë apo humbasin nga realiteti i ri në Lindjen e Mesme. Duke qenë se Uashingtoni e sheh sigurinë e Izraelit si një prioritet kyç, do të jetë e pamundur që administrata e ardhshme e Donald Trump të injorojë Sirinë pas largimit të regjimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa