Nis dëbimi i sirianëve, pas pezullimit të aplikimeve për azil vjen largimi
Qeveria në Austri ka deklaruar të martën se ka nisur përgatitjet për programin e dëbimit dhe riatdhesimit të shtetasve sirianë që jetojnë në vend.
Vendimi pason atë të një dite më parë për pezullimin e aplikimeve për azil nga refugjatët sirianë dhe vjen pasi miliona sirianë mund të kthehen në vendlindje pas rënies së regjimit të Bashar al Assad.
Ministria e Brendshme deklaroi se shqyrtimi i statusit të rreth 40 mijë sirianëve të cilëve u është mundësuar qëndrimi në 5 vitet e fundit ka nisur.
“Ajo që po përgatitet tani është trajtimi me prioritet i rasteve. Në fokus do të jenë ata individë që janë bërë kriminelë, që nuk duan t’i përshtaten vlerave kulturore në Austri, apo ata që nuk duan të punojnë dhe jetojnë përmes përfitimeve sociale. Këta do të jenë pa asnjë dyshim prioriteti i këtij programi”, deklaroi Gerhard Karner, ministër i Brendshëm i Austrisë.
Të hënën, disa dhjetëra mijëra sirianë mbushën rrugët e Vjenës për të festuar rënien e Assad. Shumë prej tyre valëvitnin flamurin sirian dhe shprehnin gëzim.
Rreth 95 mijë sirianë jetojnë në Austri, shumica e të cilëve mbërritën gjatë krizës së viteve 2015-2016.
Nisja e konfliktit në vitin 2011, e nxitur nga pakënaqësia popullore dhe nisma pro-demokracisë, Pranvera Arabe, detyroi rreth 14 milionë sirianë të linin vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive