Regjimi i Assadit në Siri, Arapi: Pas 41 vjetësh fitoi lirinë piloti që nuk pranoi…
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Floriar Arapi ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka folur për rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.
Sipas tij ky a qenë një ndër regjimet më të ashpra në botë që ka bërë represione të paimagjinueshme. Ndër të tjerat eksperi Arapi tha se ditën e sotme është liruar pas 42 vitesh një pilot i cili ishte dënuar nga regjimi se nuk kishte pranuar të bombardonte civilët.
“Represioni ka qenë shumë i rëndë. Regjim të tillë me një dhunë dhe represion për të mbajtur pushtetin janë të radha. Bashar al-Assad ishte pjesë e alavitëve.
Me duhet të them në vitin ‘82 u shtyp një kryengritje ku u vranë 40 mijë njerëz dhe u zhdukën 17 mijë njerëz të tjerë. Ky represion ka qenë i vazhdueshëm, sot po lexoja që një pilot ishte futur në burg e kishte dal sot pas 41 vitesh sepse nuk kishte marrë përsipër të bombardonte popullsinë civile”,-tha Arapi.
LEXONI GJITHASHTU:
- FOTO| Sirianët e mërguar festojnë fundin e sundimit të al-Assad
- Kryeministri britanik mirëpret fundin e sundimit të Assadit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen