Zelensky: Putin dhe Assad meritojnë të jenë në burg

10 Dhjetor 2024 | 21:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, që festohet sot, i bëri thirrje botës që të bashkohet në luftën kundër, siç tha ai, “regjimeve diktatoriale”.

“Dita e të Drejtave të Njeriut këtë vit u shoqërua me foto të tmerrshme të burgjeve dhe qendrave të torturës siriane që u hapën pas arratisjes së (presidentit sirian Bashar al) Assad. Njerëzit janë poshtëruar atje për shumë vite. Burra dhe gra janë rrahur, torturuar, përdhunuar. Mijëra e mijëra njerëz kaluan nëpër këtë fabrikë dhune”, ka shkruar Zelensky në Telegram, transmeton Interfax.

Zelensky deklaroi se regjimi i Asadit u mbështet ekskluzivisht në dhunë për dekada dhe vlerësoi se “të gjitha regjimet e mbështetura nga presidenti rus Vladimir Putin janë të tillë”. Ai kujtoi burgjet dhe “dhunën e papërshkrueshme” dhe krimet e tjera në territoret ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.

“Kjo është arsyeja pse ne, ukrainasit, jemi kaq të prekur kur shohim sirianë që dalin nga burgjet dhe dhomat e torturave të Asadit. Assad dhe Putin nuk janë thjesht vasalë. Ata janë bashkëpunëtorë në dhunë. Diktatorët si Assad nuk mund të mbijetojnë pa diktatorë të tillë si Putini. Dhe Putini do të përpiqet të hakmerret për rënien e Asadit”, tha Zelensky.

Ai i bëri thirrje botës që të bashkohet për t’iu kundërvënë regjimeve që, siç tha ai, “mbjellin poshtërim dhe lënë pas vetëm vuajtje, dhimbje dhe rrënoja”.

“Duke ndihmuar Ukrainën të luftojë diktaturën ruse, komuniteti ndërkombëtar po ndihmon shumë rajone të tjera të botës për të rifituar sigurinë… Duhet të ketë dënim për krime të tmerrshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Në fakt, vetëm Putini dhe Assad meritojnë të jenë në burg, jo këta njerëz të pafajshëm që ata i burgosën me vite”, përfundoi presidenti i Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026