Prostitucioni i vajzave nga Amerika Latine, arrestohet në Tiranë 23-vjeçarja
Një shtetase peruane, e moshës 23 vjeçe, është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë.
Ajo ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, si pjesë e një grupi që ka organizuar një rrjet prostitucioni në Elbasan, duke përdorur vajza nga vendet e Amerikës Latine.
Dyshohet se ajo, në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga këto vende, kishte marrë me qira ambiente dhe kishte krijuar faqe online për të promovuar ofrimin e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesave.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq