Tentuan të fusin në Shqipëri 21 000 franga zvicerane, procedohen 2 kosovarë

11 Dhjetor 2024 | 12:54

Një procedim penal ka filluar pë dy shtetas kosovarë të cilët tentuan të fusin në Shqipëri 21 000 franga zvicerane, pa i deklaruar.

Në pikën kufitare të Morinës është kontrolluar automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G dhe gjatë kontrollit, këtyre shtetasve u janë gjetur 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026