‘Heshtja dimërore’ e Orikumit, qyteti me 12 mijë banorë po boshatiset

12 Dhjetor 2024 | 16:28

Orikumi është një ndër zonat që pret mijëra turistë gjatë verës, ndërsa në dimër, në rrugët e tij pllakos heshtja. Të rinjtë numërohen me gishtat e duarve, ndërsa në rrugët e qytetit sheh vetëm të moshuar. Shkaqet e largimit në masë të të rinjve janë të shumta, por me kryesoret janë mungesa e vendeve të punës dhe ekonomia e ulët.

“Ja, unë jam vetëm fare, kam 11 vite vetëm. Një e kam në Angli, një në Francë. Njëri iku si i vogël dhe është me forcat e NATO-s, ka 25 vite dhe nuk mund të kthehet më këtu, është mësuar atje dhe nuk e lejojnë, është duke u ngritur atje. Kanë ikur shpejt, u hapën rrugët dhe u duk kush e di çfarë. Unë merrem me bletë, me pensionin nuk ja del dot në asnjë mënyrë, vetëm ilaçe. Kanë mbetur vetëm moshat e treta”,-tha gruaja e moshuar.

“Kam mbetur unë si pensionist, fëmijët kanë ikur për veten e tyre, se edhe ata vuajnë më keq se ne këtu, në emigrim. Unë kam 4 fëmijë të gjithë të larguar. Ata të kthejnë? Jo, bile ata më thonë mua, me gjithë gruan, mbyll dyert e shtëpisë të gjitha, vendosi çelësin dhe…hajde!”-u shpreh një burrë.

“Këtu mungojnë që të gjitha, që nga rruga e çdo gjë. Këtu kanë mbetur vetëm pensionistë, vetëm ne pensionistët. Të larguar janë të gjithë; ja, unë jam vetëm me gruan, kam tre fëmijë, s’kam asnjë këtu, ç’të them unë, do vdes vetëm, kanë ikur jashtë shteti që të ushqehen, që te na  mbajnë dhe ne”,-tha qytetari.

“Orikumi, mirë, gjallëri pak ka, kanë ikur njerëzit, ky është Orikumi. Nga varfëria, nga papunësia, nga të gjitha, kanë mbetur vetëm moshat e treta. Kam dy djem, i kam në Itali, nuk mendoj se kthehen kurrë. Këtu mungojnë të gjitha, ja shikoni vetë: hapin kanale si i mbyllin, hapin rrugë, hapin puseta, kjo është”,-u shpreh një qytetar.

10 vite më parë Orikumi numëronte rreth 12 mijë banorë, por 5 vitet e fundit është thuajse I boshatisur, ku mendohet se rreth 30% e këtij numri janë larguar. Bizneset e mbetura në funksion vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026