Boshatisja e Orikumit/ Largohen të rinjtë, bizneset po falimentojnë, ulet popullsia

5 Janar 2024 | 17:45

Rrugë të boshatisura, qepena të ulur dhe biznese të falimentuara është panorama e parë që të vjen në mendje kur futesh në qytezën e Orikumit, fare pak kilometra larg Vlorës turistike.

E njëjta situatë paraqitet edhe në rrethinat e tjera rreth qytezës, Fushë Dukat, Rradhimë, ku pjesa më e madhe e banorëve janë pensionistë. Zhurma e fëmijëve nuk ndihet më në këto zona. Të rinjtë janë me pikatore, ndërsa familjet e reja kanë lëvizur drejt qyteteve më të mëdha.

“Edhe në Dukat të vjetër ku jam unë kanë mbetur, I gjen a si gjen 100 banorë, kur ka pasur 300 shtëpi”

“Tani unë jetoj në një pallat, që ka 12 hyrje dhe fatkeqësisht ne banojmë vetëm dy, të tjerët kanë ikur.”

Sipas banorëve që jetojnë prej vitesh në këtë qytezë, problemet ekonomike dhe mungesa e punës ka bërë që shumë banorë të largohen, pasi Orikumi nuk ofron dhe aq më pak të premtojë diçka për të ardhmen.

“s’ka të rinj fare këtu, këtu ka humbur çdo lloj shprese, të gjithë që kanë ikur s’kthehen, të rrallë gjen dhe 40-vjeçar kanë ikur të gjithë edhe do ikin, do ikin dhe pleqtë më duket.”

“Po që të fillosh nga e para këtu, të krijosh familje dhe të bësh shtëpi, nuk ke shans, kurrë, është e pamundur”- shprehen qytetarët.

Ato pak biznese që operojnë në zonë, i kanë sytë nga sezoni veror, pasi 9 muajt e tjerë blerjet janë më shumë me lista.

“Nuk jemi të mërzitur jemi të lodhur. Se nuk ka njerëz, nuk gjejmë dot një punëtor një kamarier, nuk ka më njerëz, gjithë dimrin ushqehemi nga deti se këtu restoranti është pothuajse zero Orikumi. Po spati njerëz s’ka jetë, këtu kanë mbetur 3 pleq”- u shpreh pronari i restorantit.

Orikumi i shtrirë ne lindje te Gjirit te Vlorës, në vitin 2015 ka pasur një popullsi me rreth 4300 banorë, ndërsa sot këto shifra kanë pësuar një rënie drastike deri në 2200 banorë.

Vetëm gjatë vitit 2023, popullsia në moshë aktive pune është reduktuar me 30%, duke sjellë kështu një rënie të ndjeshme në mekanizmat kryesorë të zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe edukimit të brezave të rinj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026