Kujdes virozat/ Epidemiologu: Zgjat deri në 4 javë, predominon kolla pa temperaturë
Afro 12 mijë pacientë të moshave të ndryshme janë drejtuar në dyert e mjekëve përgjatë javës së fundit me simptoma të ngjashme me grip.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se kjo është normale për stinën e dimrit dhe muajin janar i cili shënon dhe kulmin e infektimeve. Por çfarë mendohet se ka në qarkullim?
“Është stina klasike e virozave respirtore, pot ë mbani mend sot një vit kishim 3 lloj viruse, përvec Sars Cov 2 kishim grip dhe RSV, nuk ka asnjë dyshim që këto qarkullojnë sërish por me një problematikë shumë më të ulët.”-tha ai.
Ajo që shumica e pacientëve ankohen është lodhja dhe kolla për një kohë të gjatë, por pavarësisht kësaj për ekspertët kjo nuk është shqetësuese.
“Vitin e kaluar gripi ka qenë më i fortë me temperaturë 38-40 që nuk binte deri në 3 ditë po të shikoni këtë virozë që qarkullon tani, do vini re që s’ka temperaturë por ka një kollë që zgjat shumë në kohë, 3 deri 4 javë e me radhë”-tha Alimehmeti.
Apeli është për të mos e tepruar me medikamente, e veçanërisht antibiotikë që nuk janë aspak të nevojshëm.
“Për secilën prej këtyre trajtimi është mbështetës, trupi e kalon vetë ne e mbështesim me pushim qëndrim ngrohtë dhe ushqim, por ka raste që duan ndihmë mjekësore por kryesisht kalojnë vetë”-tha ai.
Ajo çfarë i qetëson ekspertët është numri i ulët i shtrimeve në spital, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Referuar situatave të ngjashme, pritet që fundi i muajit janar të regjistrojë kulmin dhe më pas kurba e infektimeve të filloj të bien në muajin shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës